×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grabitje në tentativë në Prishtinë

    Insajderi
    10 April 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i grabitjes është raportuar në Policinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, ditën e djeshme rreth orës 15:45.

    Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën.

    Pasi që kasaforta ishte e mbyllur i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

    Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark