×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Stoltenberg falënderues ndaj Turqisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

    Insajderi
    04 June 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendimin e Turqisë për të sjell trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s e ka mirëpritur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Ai tregoi se ka zhvilluar një takim shumë produktiv me Erdoganin, me pjesëmarrjen e anëtarëve të qeverisë së tij të re, duke theksuar rëndësinë e Turqisë dhe kontributin e saj në NATO.

    Ai vuri në dukje furnizimin e njësive ushtarake të Turqisë për misionin paqeruajtës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij kontributi në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në veri.

    Stoltenberg, shprehu tutje falënderimet e tij për Turqinë për dërgimin e trupave, duke treguar për kontributet e tjera të saj në Irak, Ukrainë dhe vende të tjera.

    Sekretari i Përgjithshëm e uroi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij dhe për pjesëmarrjen e lartë në votime të popullit turk. Ata diskutuan një sërë çështjesh në agjendën e Samitit të NATO-s e cila do të mbahet në Vilnius në muajin korrik, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, punën për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen dhe luftën kundër terrorizmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark