×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Stoltenberg tregon sa ushtarë shtesë të KFOR-it do të vendosen në Kosovë

    Insajderi
    30 May 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se në Kosovë do të dislokohen 700 trupa shtesë nga Forca Rezervë Operacionale për Ballkanin Perëndimor.

    Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, teksa ka thënë se ka gatishmëri edhe për një batalion shtesë.

    Tutje, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet.

    “Ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas mandatit të OKB-së. Kemi dislokuar 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kemi vendosur në gatishmëri një batalion shtesë, që të zhvendoset në rast se nevojitet”, ka deklaruar ai.

    “Dhuna kthen Kosovën prapa, si dhe të gjithë rajonin. Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkret për t’i ulur tensionet”, ka deklaruar Stoltenberg.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark