Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka uruar kryeministrin Aleksandar Vuçiq për zgjedhjen e tij president të Serbisë, duke shtuar se Vuçiq është personi i duhur për këtë rol në një kohë të vështirë për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimor.
“Funksioni që do të bartni ka ndikim të rëndësishëm politik dhe autoritet moral. Ju jeni padyshim personi i duhur për këtë rol të rëndësishëm në kohë të vështirë për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimorë ka thënë Stoltenberg, raporton B92.
Stoltenberg theksoi se në vitet e fundit, në sajë të udhëheqjes së Vuçiqit, partneriteti me NATO-n dhe Serbia është përmirësuar dukshëm dhe ka ftuar atë për vizitë në selinë eNATO-s.
“Unë nuk dyshoj se ju do të vazhdoni të punoni në drejtimin e bashkëpunimit më të ngushtë me Aleancën e NATO-s për përfitim reciprok. Do të jetë nder i madh dhe kënaqësi për të ju ftuar ta vizitoni selinë e NATO-s”, thuhet në mesazh urimin e Stoltenberg. /Insajderi.com