Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me Kurtin u takuan dje në Greqi, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që dialogu me Serbinë të mos bëhet siç ka thënë ai “nëpër skuta e hotele të plazheve”.
Hoti tha se dialogu duhet që të zhvillohet në Bruksel dhe në Uashington.
“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.” – ka shkruar ai, në një postim në “Facebook”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për uljen e tensioneve me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.