Insajderi
Op-Ed

Strategjia politike e Albin Kurtit pas certifikimit të rezultateve dhe loja për president

Insajderi
07 January 2026 - 21:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Strategjia politike e Albin Kurtit pas certifikimit të rezultateve dhe loja për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkruan: Kenan Gashi

Albin Kurti me qetësi pret rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e tyre. Pas kësaj, ai fillon të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit me komunitetet për të arritur marrëveshje, si dhe për ta finalizuar procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Pasi të konsolidohet Kuvendi dhe mekanizmat e tij, si dhe të formohet Qeveria, ai hyn në një fazë tjetër politike, 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗹𝗼𝗷𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗺𝗲 𝘀𝗲𝘀𝗮 𝗮𝗷𝗼 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗽𝗿𝗮𝗸𝗲.

Siç ka deklaruar dhe vazhdon të veprojë, Albin Kurti i fton partitë politike për mbështetje në rastin e zgjedhjes së Presidentes. Ai sërish do ta propozojë Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente të Kosovës. Nëse nuk ofrohet mbështetje e mjaftueshme për zgjedhjen e saj, Kurti do të kërkojë përsëri shkuarjen në zgjedhje, duke e arsyetuar këtë me mungesën e mbështetjes nga partitë politike. Në këtë pikë, ai do të synojë të shfrytëzojë elektoratin e LDK-së, duke argumentuar se kjo parti nuk e ka mbështetur kandidaten për Presidente. LDK-ja mbetet targeti kryesor i tij, pasi votat e saj konsiderohen si mundësia më e madhe për t’u marrë.

Nëse nuk krijohet mundësia për zgjedhjen e Presidentes me kandidaten e propozuar, Vjosa Osmanin, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ajo që është thelbësore në këtë lojë politike është mundësia që Albin Kurti ta përfshijë Vjosën në listë zgjedhore, me logjikën për ta dëmtuar më tej LDK-në dhe për t’i tërhequr votat e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark