Strehimi i një mijë opozitarëve iranianë - "dhurata" e Kerryt për Shqipërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Strehimi i një mijë opozitarëve iranianë – “dhurata” e Kerryt për Shqipërinë

    Insajderi
    14 February 2016 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry po qëndron në një vizitë një ditore në Shqipëri, ku tashmë i ka nisur takimet me kryeministrin Edi Rama për të vazhduar më pas me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Paraprakisht Kerry është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndërkohë që më presidentin Bujar Nishani është takuar vetëm në aeroportin e Rinasit, me të aterruar në Shqipëri, rreth orës 10:00.

    Zyrtarisht, siç transmetojnë mediat në Shqipëri, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

    Shqipëria ka pranuar zyrtarisht strehimin e 1 mijë anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria”, në Irak, raporton Insajderi. Kjo çështje e strehimit të anëtarëve të opozitës iranianë është pika e parë e agjendës së Kerryt në Shiqpëri.

    Disa vjet më parë, qeveria e kryeministrit Berisha mori përsipër të strehojë mbi 200 opozitarëve në Iran, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2.800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak. Për këtë vendim është pajtuar edhe opozita.

    Pika e dytë që John Kerry do të diskutojë me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, është reforma në drejtësi. Ndërsa pika e tretë do të jetë Kosova.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark