Insajderi
Show

Stresi njofton anëtarësimin në këtë parti

Insajderi
26 February 2025 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stresi njofton anëtarësimin në këtë parti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Simpatinë për Sali Berishën, reperi Stresi nuk e ka fshehur asnjëherë.

Arkimed Lushaj, i njohur si ‘Stresi’, publikisht disa herë ka bërë thirrje për t’u përkrahur Partia Demokratike e Sali Berishës.

Tashmë, ai ka marrë edhe kartën e anëtarësisë me nënshkrimin e Sali Berishës, shkruan IndeksOnline.

Stresi ka publikuar në “Instagram” kartën me emrin e tij, duke i vendosur dy gishtërinjtë, simbol të partisë.

Mbetet të shihet nëse Stresi do të ketë ndonjë rol në parti, apo thjesht është anëtarësuar për hir të simpatisë së tij për këtë subjekt politik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark