Një surprizë e papritur po vjen sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Fituesi i edicionit të parë, Stresi, ka paralajmëruar rikthimin e tij në BBVK, duke ngjallur menjëherë reagime dhe kureshtje te publiku.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram, reperi njoftoi se do të jetë pjesë e spektaklit mbrëmjen e sotme, duke e shoqëruar lajmërimin me entuziazëm dhe energji.
“Përgatituni sepse sonte bëhet nami, shihemi në BBVK. Ju dua të gjithëve para televizorit, do kënaqemi,” është shprehur ai, pa dhënë detaje shtesë mbi arsyen e kësaj paraqitjeje.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një surprizë për banorët, një performancë apo një zhvillim tjetër të papritur.