Studentët bllokojnë anëtarët e Këshillit të Etikës dhe profesorin Krasniqi, kërkojnë përjashtimin e tij nga UP-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët bllokojnë anëtarët e Këshillit të Etikës dhe profesorin Krasniqi, kërkojnë përjashtimin e tij nga UP-ja

    Insajderi
    22 April 2024 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Feministe Studentore ka bllokuar anëtarët e Këshillit të Etikës dhe profesorin Xhevat Krasniqi, të cilët po kërkojnë përjashtimin e këtij të fundit nga Universiteti i Prishtinës. Krasniqi është akuzuar nga 27 studentë për ngacmim seksual.

    Në seancën e pestë të Këshillit të Etikës, për herë të dytë i ftuar në dëshmi ishte vetë profesori Xhevat Krasniqi. Ai ka mohuar akuzat për ngacmim seksual, raporton EO.

    Skandali i profesorit Xhevat Krasniqi është i madh.

    27 denoncime janë ndaj tij për ngacmim seksual si profesor i Universitetit të Prishtinës.

    Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.

    Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit. Ligjërimi i tij u pengua sot nga studentët të cilët në shenjë revolte e ndërprenë ligjëratën përmes fishkëllimave.

    Për këtë skandal të 27 denoncimeve nga studentet ndaj Xhevat Krasniqit, Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi.

    Aty janë sjellur dëshmi dhe rrëfime nga ana e studenteve dhe mënyrën se si Krasniqi i ngacmonte seksualisht dhe sillej me gjuhë të rënde dhe veprime banale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark