×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Studentët e Kolegjit Universum dhe Incodeks zhvillojnë robot

    Insajderi
    18 December 2019 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kolegji Universum vazhdon me ndërlidhjen e akademisë dhe industrisë. Në kuadër të aktiviteteve të shumta në kampusin e Kolegjit Universum në Ferizaj u organizua “Coding Day” ti mësojë studentëve artin e programimit duke u marrë me probleme reale të programimit. 

    Por qëllimi i Coding Day nuk është vetëm të mësojë dikë të bëhet një ekspert në Shkenca Kompjuterike për një ditë. 

    Një ditë është e mjaftueshme për të mësuar që Shkencat Kompjuterike janë argëtuese dhe kreative si dhe për të gjithë studentët, pavarësisht nivelit të njohurive të tyre.

    Kompania e cila e filloj “Coding Day” në Kampusin e Ferizajit është Kompania Incodeks. Kompani e cila merret me Zhvillimin e Aplikacioneve në Web, Zhvillimin e Inteligjences Artificiale/ Chatbot dhe Inxhinierinë e të Dhënave.

    Incodeks u paraqit para studentëve me probleme reale nga projektet e saj aktuale. Studentët përmes rasteve të studimit dhe me ndihmën e tutorëve tentuan të gjejnë zgjidhje kreative për problemet e paraqitura nga kompania. 

    Ekipi fitues i cili ofroj zgjidhjet më kreative të vlerësuara nga kompania përfitoi trajnim falas për Chatbot – krijimin e robotëve të cilët komunikojnë me njerëz në mënyrë virtuale përmes Inteligjences Artificiale.

    A dëshironi edhe ju të angazhoheni në projekte reale që nga viti i parë, TRANSFERO STUDIMET në Kolegjin Universum. Apliko këtu http://tiny.cc/e11rhz

    Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark