Studentët kanë pasur rastin të mësojnë më detajisht lidhur me praktikat e funksionimit të sistemit prokurorial në vend, si dhe me strukturën e këtij sistemi.
“Ata u njoftuan se në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës, funksionojnë, Këshilli Prokurorial i Kosovë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prokuroria e Apelit dhe shtatë prokurori themelore, si dhe për kompetencat që kanë këto prokurori”, njofton Zyra e Prokurorit të Shtetit.
Ata edhe kanë pasur mundësi që të bëjnë pyetje prokurorit Besim Kelmendi, i cili i ka dhënë përgjigje studentëve.
“Interesimi i studentëve për të ditur më shumë rreth sistemit prokurorial, ishte i madh si dhe nuk munguan as pyetjet e shumta, ku për secilën pyetje morën përgjigjet nga Prokurori Besim Kelmendi”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.
Përveç studentëve nga shtetet e huaja, në vizitë tek Prokuroria e Shtetit ishin edhe një numër i studentëve kosovarë. /Insajderi.com