Insajderi
Lajme

Studentët shqiptarë të hënën përsëri do të protestojnë në Shkup

Insajderi
13 May 2026 - 13:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Studentët shqiptarë të hënën përsëri do të protestojnë në Shkup
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike nga të tri universitetet me mësim në gjuhën shqipe (UT, UNT dhe UEJL) kanë paralajmëruar protestën e dytë radhazi në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

Përmes një njoftimi publik, ata bëjnë thirrje për mobilizim qytetar, duke caktuar tubimin për më 18 maj (e hënë), në ora 16:30, para Urës së Gurit në Shkup.

“Mos mungo, dil mbroje gjuhën!”, thuhet në thirrjen e studentëve, të cilët kërkojnë mbështetje më të gjerë për kauzën e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark