×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Komentet për Donald Trump i kushtojnë me dëbim nga Amerika

    Insajderi
    08 March 2016 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një student nga Egjipti ka pranuar që të largohet nga Shtetet e Bashkuara pasi që deklaroi përmes Facebook-ut se bota do t’i ishte mirënjohës në rast se do ta vriste kandidatin për president, Donald Trump.

    Ndaj Emadledin Elsayed, 23 vjeçar, nuk është ngritur penale por autoritetet amerikane kanë kërkuar largimin e tij nga vendi, ka thënë avokati I tij.

    Autoritetet e emigracionit i kanë dhënë afat atij që deri më 5 korrik të largohet nga Amerika/

    Aktualisht, ai është duke qëndruar në mbajtje në Kalifornia pasi atij iu revokua viza,

    Agjentët e shërbimit Sekret amerikan e intervistuan studentin Elsayed gjatë muajit shkurt pasi ai postoi një foto të Donald Trump në Facebook, duke shkruar se do të ishte në gjendje të qëndronte në burg tërë jetën për të vrarë miliarderin, dhe se bota do të falënderonte atë për këtë akt, raporton BBC.

    Por, ai më vonë ka thënë se nuk ka pasur si qëllim që të lëndojë askënd.  Sipas tij, ai e ka bërë atë deklaratë pas komenteve të Trump për myslimanët.

    Trump, i cili po udhëheq në garën e Partisë Republikanë për president, ka thënë se do të ndalojë emigrimin në Amerikë.  Për më tepër, ai është zotuar se do të ndërtojë një mur të madh në vijën kufitare me Meksikën dhe ka kërkuar ndalim të përkohshëm të hyrjes së myslimanëve në Amerikë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark