Një hulumtim i kryer në Japoni ka zbuluar se konsumimi i kërpudhave mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt.
Sipas raportimeve të Anadolu Agency dhe Newsweek, ngrënia e kërpudhave të paktën tre herë në javë lidhet me një ulje të dukshme të rrezikut.
Detajet kryesore të studimit:
Në studim morën pjesë 36,499 meshkuj të moshës 40–79 vjeç.
Vëzhgimi u krye gjatë një periudhe prej 13 vitesh.
Rezultatet treguan se rreziku i diagnostikimit me kancer të prostatës ishte:17% më i ulët tek ata që konsumonin kërpudha 3 herë në javë dhe 8% më i ulët tek ata që konsumonin kërpudha 2 herë në javë.
Studimi u publikua në revistën shkencore “International Journal of Cancer”.
Ky zbulim nënvizon rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme dhe rolit të kërpudhave si një element mbrojtës për shëndetin e meshkujve.