Studimi i fundit: Koronavirusi nuk i mbijeton ujërave të detit - Insajderi
×
LifeStyle

Studimi i fundit: Koronavirusi nuk i mbijeton ujërave të detit

Insajderi
27 May 2020 - 15:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e ”Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.

Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark