Insajderi
LifeStyle

Studimi/ Plakja e trurit u përshpejtua gjatë pandemisë së Covid-19

Insajderi
24 July 2025 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Studimi/ Plakja e trurit u përshpejtua gjatë pandemisë së Covid-19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Plakja e trurit u përshpejtua gjatë pandemisë së Covid-19, madhe edhe tek njerëzit që nuk u prekën nga virusi.

Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar tregon se gjatë viteve 2021 dhe 2022, truri i njerëzve tregoi tkurrje dhe shenja plakjeje.

Njerëzit që u infektuan me virusin treguan gjithashtu deficite në aftësi të caktuara njohëse, të tilla si shpejtësia e përpunimit dhe fleksibiliteti mendor.

Efekti i plakjes ishte më i theksuar tek meshkujt dhe te njerëzit që ishin më të privuar në aspekte sociale apo ekonomike.

Një nga autorët e studimit, Ali-Reza Mohammadi-Nejad, tha se studimi thekson se shëndeti I trurit nuk formohet vetëm nga sëmundja, por edhe nga përvojat më të gjera të jetës.

Plakja e trurit gjatë pandemisë pësoi një rritje prej 5.5 muajsh, me një diferencë mesatare mes burrave dhe grave me 5.5 muaj.

Truri tkurret ndërsa njerëzit plaken. Kur lënda gri tkurret para kohe, kjo mund të çojë në humbje të kujtesës ose probleme me gjykimin, megjithëse studimi i pandemisë nuk tregon nëse njerëzit me ndryshime strukturore përfundimisht do të zhvillojnë deficite njohëse.

Një studim i mëparshëm mbi mënyrën se si truri i adoleshentëve u prek nga pandemia zbuloi një rezultat të ngjashëm. Hulumtimi i vitit 2024 nga Universiteti i Uashingtonit zbuloi se truri i djemve ishte plakur ekuivalentin e 1.4 viteve më shumë gjatë pandemisë, ndërsa vajzat ishin plakur 4.2 vjet më shumë./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark