Pas një periudhe prej 4 muajsh mbyllet konkursi ndërkombëtar i shpallur nga Komuna e Ulqinit me një investim nga shtëpia e futbollit UEFA, per ndërtimin e stadiumit/kompleksit sportiv te qytetit te Ulqinit I cili I përket kategorisë se 2-te me kapacitet prej 3000 shikuesve I cili do te shfrytëzohet edhe per përgatitjet verore te klubeve te ndryshme nga rajoni.
Konkursi ishte shpallur ne te gjitha mediat me prestigjioze ne bote per arkitekture, ku ftonte arkitektet nga e gjithë bota te konkurronin me projektet e tyre.
Qëllimi i këtij konkursi është të fitohet dizajni konceptual më i mirë për Kompleksin e Sporteve që do të ketë Stadionin me të ri ne Ulqin, gjegjësisht në fillimin e Plazhesh së Madhe.
Propozimi fitues duhet t’i përmbahet parametrave dhe rekomandimeve të specifikuara ne detyrën projektuese si dhe duhet të propozoje një zgjidhje funksionale që do të shërbeje si bazë për përgatitjen e dokumenteve teknike në fazat tjera të projektit.
Konkurs ku morën pjese studio nga e gjithë bota, duke përfshirë disa kompani nga Kosova ku gjithsej ne numër ishin 61 pjesëmarrës.




