Insajderi
Lajme

Stuhi e fortë në Slloveni shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha

Insajderi
17 November 2025 - 23:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stuhi e fortë në Slloveni shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm ka goditur rajonin e Gorishkës në Slloveni, duke sjellë përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturë. Situata më e rëndë është në Gorishka Brdë, por probleme janë raportuar edhe në komunat Kanal ob Soçi dhe Tolminsko.

Sipas komandantit të shtabit rajonal të mbrojtjes civile, Sam Kosmaç, uji ka depërtuar në disa ndërtesa gjatë natës. Zjarrfikësit dhe mbrojtja civile kanë ndërhyrë rreth pesëmbëdhjetë herë, dhe operacionet e rikuperimit vazhdojnë.

Disa rrëshqitje të vogla toke nuk kërcënojnë ndërtesat, por disa rrugë janë mbyllur. Për shembull, rruga rajonale Dobrovo – Neblo është e mbyllur për shkak të përmbytjeve, ndërsa trafiku në seksionin Solkan – Gonjaçe alternohet.

Në Gorishkë, rrëshqitjet kanë bllokuar disa rrugë dhe një urë është shkatërruar. Dëme janë shkaktuar edhe në linjat e energjisë elektrike: në Vishnjevik, një shtyllë u rrëzua duke lënë rreth 200 përdorues pa energji, ndërsa në Shlovreç, 80 familje mbetën pa energji për shkak të një shtylle tjetër të rrëzuar./Albinfo.ch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark