19:40 - 09 Gusht 2022

Stuhi të forta goditën zonat e brendshme të qendrës gjatë pasdites në Campania. Stuhi të forta dhe të vazhdueshme kanë goditur shumicën e zonave të brendshme të rajonit.

Një stuhi e fortë goditi Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.

Siç shihet edhe në video rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook./albeu.com