Insajderi
Lajme

Stuhi të fuqishme në Mitrovicë e Fushë Kosovë, publikohen pamjet

Insajderi
23 June 2026 - 18:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stuhi të fuqishme në Mitrovicë e Fushë Kosovë, publikohen pamjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moti i ligë i përcjellë me stuhira të fuqishme dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë disa rajone të vendit, ku ndër më të prekurat raportohet të jenë Mitrovica dhe Fushë Kosova.

‘Meteo Balkan’ ka publikuar pamje ku në këto dy komuna shihet se stuhia e shiut ka krijuar situatë të rënduar në zonën urbane dhe atë rurale, shkruan Insajderi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte paralajmëruar që në fillim të javës se vendi do të përfshihej nga masa të paqëndrueshme ajrore, duke sjellë vranësira të dendura dhe kushte për reshje të shumta shiu të shoqëruara me shtrëngata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark