Aktorët e grupit Stupcat – Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi, kanë fituar çmimin për “Nxitje Debati” të ndarë nga organizata Iniciativa për Progres (INPO).
Përmes një komunikate për media, INPO ka thënë se Stupcat kanë arritur që të nxisin debat në shoqëri me skeçin e tyre Plani Strategjik, përmes së cilit është trajtuar pasurimi i ish-komandantëve të UÇK-së pas luftës.
Duke folur në emër të grupit, Vedat Bajrami tha se ai dhe aktorët e tjerë të grupit ndihen të privilegjuar që janë nderuar nga shoqëria civile./Insajderi.com