×
  • Lajme
  • Lajme

    Sturridge gati ta lë Liverpoolin

    Insajderi
    05 February 2016 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i Liverpoolit, Daniel Sturridge, është gati të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, njofton e përditshmja britanike ‘Mirror’.

    26 vjeçari beson që me një largim të mundshëm nga skuadra e Kloppit, do të arrinte të rikthente formën më të mirë të tij me klub dhe përfaqësuese.  Sturridge po kalon një sezon me shumë lëndime.

    Trajneri i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është i kënaqur me formën fizike të lojtarit. Këtë shqetësim ai e ka shprehur hapur në mediat angleze. Vetë Sturridge beson që është koha për një fillim të ri në një tjetër ambient.

    Situatën e sulmuesit anglez janë duke e vëzhguar disa klube angleze, përfshirë Arsenalin e Chelsean të cilat janë të gatshme të afrojnë ish-futbollistin e Manchester Cityt, përkundër situatës së vështirë që Sturridge po kalon.

    Sturridge ka 18 muaj që po pëson lëndime të njëpasnjëshme, por tani është kthyer në stërvitje dhe po pret mundësinë të aktivizohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark