Insajderi
Lajme

“S’ua jap paratë atyre…”, Kurti kërcënon me buxhet të shtetit në hapje të fushatës për balotazh

Insajderi
01 November 2025 - 19:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“S’ua jap paratë atyre…”, Kurti kërcënon me buxhet të shtetit në hapje të fushatës për balotazh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në hapje të fushatës për balotazh, Albin Kurti paralajmëroi qytetarët që nuk votojnë kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarë komunash, duke paralajmëruar se buxheti nuk do të ndahet për të tjerët.

Duke folur për planin qeveritar prej 1 miliard euro investime në komunat e vendit, Kurti theksoi se këto mjete nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë, por vetëm për ata që, sipas tij, “dinë të punojnë dhe nuk vjedhin”.

“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk ka investime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës“, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark