×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    S’ua paguan shtesat e rrezikshmërisë, u shtron iftar- kritikohet Kurti pas veprimeve populiste ndaj zjarrfikësve

    Insajderi
    09 April 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar iftar për zjarrfikësit e Kosovës përgjatë ditës së djeshme. Mirëpo shefi i Qeverisë është kritikuar për këtë, duke theksuar nevojën për reflektim ndaj zjarrfikësve.

    Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar përmirësimin e kushteve të zjarrfikësve me urgjencë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Iftari i shtruar nga kryeministri, për zjarrfikësit e Kosovës, duhet përgëzuar dhe përshëndetur, si shenjë respekti për punën humane që bëjnë ata. Gjithsesi që ky dikaster ka nevoja urgjente, që duhen zgjidhur, madje me urgjencë”, thuhet në postimin e tij.

    “Pagesat e rrëzikshmërisë, pagesat e tjera që ju takojnë me ligj, (ndërrimet e natës, festat zyrtare, puna në vikende), përmirësimi i kushteve, furnizimi me mjete dhe pajise që i plotësojn standarted për të kryer punën e tyre si dhe zgjidhja e statusit të tyre, janë vetëm disa nga ato që duhet të trajtohen dhe marrin epilog”, vijon reagimi.

    “Është detyrim i Qeverisë që të përmirësojë kushtet e këtilla, në mënyrë që zjarfikësit të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve!”.

    Në fillim të muajit shkurt, Qeveria e Kosovës kishte vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik. Kjo vlerë do të ishte 105 euro. Por, jo të gjithë e përkrahen këtë vendim. Në mesin e profesioneve që kanë shprehur pakënaqësi janë edhe zjarrfikësit.

    Kryesindikalisti i zjarrfikësve para dy muajsh tha për Insajderin se paga e zjarrfikësve është mjaft e ulët në krahasim me sektoret e tjera.

    “Zjarrfikësit janë ndarë shumë të pakënaqur me koeficientin e ri, sepse duke u bazuar bë raport me shërbimet e tjera emergjente jemi shumë ma ulët me policinë e Kosovës, Gardianët, Korrektuesit edhe Doganieret. Pra, me shërbimet e sigurisë nuk jemi nda te kënaqur ani pse ka rritje të pagës bazë pak. Sepse kemi qenë me pagën më të ulët në nivel vendi, nuk e dijm si do te jetë çështja e rrezikshmërisë, sepse rrezikojnë shëndetin dhe jetën. Mirëpo, te pakënaqur janë shumë zjarrfikësit”, deklaronte ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark