Insajderi
Kulturë

Suad Arilla, pjesë e “FICTION FEST”- edicioni i pestë

Insajderi
30 October 2025 - 12:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Suad Arilla, pjesë e “FICTION FEST”- edicioni i pestë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është prozatori Suad Arilla. Ai është një nga zërat më të vlershëm të gjeneratës së re të krijuesve të tashëm shqiptarë.

Suad Arilla ka lindur më 24 janar 1991, jeton dhe punon në Shkodër. Studimet e larta i ka kryer për Punë sociale dhe prej 10 vitesh është i angazhuar në çështjet sociale të qytetit të tij. Në vitin 2014 ishte pjesë e trajnimit dhe antologjisë botuar me titullin “Sabath” nën mentorimin e poetes Luljeta Lleshanaku. Dorëshkrimi me titull “Libri i kujtimeve dhe i harresës”, që më pas u botua nga shtëpia botuese “Albas”, u shpall fitues i “Fondit të Autorëve të Rinj 2020”, nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Një kapitull i këtij romani është përkthyer dhe botuar në italisht, në antologjinë “La mamma e l’umidita – Narratori albanesi contemporanei 3”, nga shtëpia botuese “Besa Muci” në nëntor 2022. Romanin e dytë me titull “Zanafilla” e ka botuar në vitin 2023. Në Panairin e Liepcigut 2024 në Gjermani, ishte pjesë e grupit përfaqësues të letërsisë shqipe. Një tregim i tij me titullin “1 kg shegë”, është shpallur fitues i “Fondi i Teatrit për të Rinj 2024” dhe është vënë në skenë në teatrin “Migjeni” në Shkodër dhe Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Suad Arilla do të do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do të nderojë me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e parë të këtij festivali (04.11.2025, ora 18:00).

Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark