Insajderi
Sport

Suarez fantastik, shënon në sekondën e fundit- Uruguay fiton vendin e tretë në Kupën e Amerikës

Insajderi
14 July 2024 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Suarez fantastik, shënon në sekondën e fundit- Uruguay fiton vendin e tretë në Kupën e Amerikës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Uruguay ka zënë vendin e tretë në Kupën e Amerikës, falë një fitore pas ekzekutimit të penalltive ndaj Kanadasë pasi koha e rregullt përfundoi baras 2-2.

Rodrigo Bentacur shënoi i pari në minutën e tetë, por kanadezët shënuan me Ismael Kone në të 22-ën për të barazuar shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 80-të kur Jonathan David realizoi për 2-1 dhe në fund mendohej se Kanada do ta fitonte vendin e tretë.

Por në skenë doli veterani uruguaian Luis Suarez që realizoi gol në frymën e fundit 90+2 duke i siguruar barazimin Uruguait dhe ekzekutimin e penalltive.

Në penallti Uruguai ishte më i mirë duke fituar me rezultat 3-4, derisa për kanadezët dështuan nga pika e bardhë Ismael Kone dhe Alphonso Davies.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark