“Sudani konsiderohet shtet i dështuar, ta paraqitësh njohjen e tyre si arritje është qesharake” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sudani konsiderohet shtet i dështuar, ta paraqitësh njohjen e tyre si arritje është qesharake”

    Insajderi
    13 April 2025 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, e ka quajtur qesharake dhe dezinformuese paraqitjen e njohjes së Kosovës nga Sudani si një arritje e madhe diplomatike nga krerët shtetërorë.

    Latifi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Sudani njihet si shtet i dështuar dhe se grushtshtetet e lufta civile e kanë zhytur këtë shtet në kolaps total, shkruan Insajderi.

    Sudani sot konsiderohet një shtet i dështuar. Një shtet ku asgjë nuk funksionon, përveç dhunës politike. Lufta e egër politike, grushtet e shtetit, lufta civile në dy vitet e fundit, e kanë zhytur vendin në kaos dhe ekonominë në kolaps total. Mbi 60 për qind e popullatës jetojnë në mjerim të plotë, miliona sudanezë kanë ikur nga vendi si pasojë e dhunës, ndërsa institucionet dhe ligjet nuk ofrojnë garanci për asgjë dhe për askënd.

    Në këtë kontekst, ta paraqitësh njohjen e Kosovës nga Sudani si një e arritur e madhe diplomatike, është sa qesharake aq edhe dezinformim i publikut kosovar. Kjo njohje nuk e ndryshon për asgjë gjendjen aktuale të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë Latifi.

    Krerët shtetërorë kanë reaguar pas njohjes së Kosovës nga Sudani, ku shefja e diplomacisë në detyrë, Donika Gërvalla, si dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, merita i kanë dhënë presidentes Vjosa Osmani. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark