×
  • Sport
  • Sport

    Suedi – Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

    Insajderi
    25 March 2024 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte ndeshjen e dytë miqësore dhe të fundit të këtij muaji.

    “Kuqezinjtë” do të takohen me Suedinë, në një tjetër test serioz pak muaj para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Friends Arena”, me fillim prej orës 19:00.

    Kombëtarja shqiptare hyn në këtë ndeshje pas humbjes 0:3 ndaj Kilit para tre ditësh, kurse suedezët pësuan ndaj Portugalisë me rezultatin 5:2.

    Sylvinho ka bërë tri ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar. Armando Broja starton në vend të Rey Manajt, Qazim Laçi ka lënë jashtë Taulant Seferin, me Nedim Bajramin që është pozicionuar tani si sulmues i majtë, kurse Ivan Balliu zëvendëson Elseid Hysajn.

    Formacionet zyrtare:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark