Suedia, një prej shteteve që eksportoi më së shumti xhihadistë në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Suedia, një prej shteteve që eksportoi më së shumti xhihadistë në Siri

    Insajderi
    10 October 2016 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa Kosova është një nga shtetet kryesore të Evropës që ka eksportuar xhihadistë në Siri, kjo mbetet e kuptueshme për shkak të problemeve ekonomike e sociale, mirëpo edhe Suedia është në mesin e shteteve që kanë eksportuar më së shumti xhihadistë në luftën në Siri.

    Suedia, si një shtet demokratik, prej kohësh ka qenë një strehë e sigurt për ata që kanë ikur nga konfliktet e luftës.

    Por tani Suedia nihet si eksportuesi i i madh i xhihadistëve në Evropë, ku më shumë se 300 persona kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak.

    Qyteti Gothenburg, i cili numëron më shumë se gjysmë milion banorë, është vendi ku shumica e rekrutimit për xhihad është duke u zhvilluar.  Numri i personave të larguar nga ky qytet është 100, duke përfshi burra dhe gra, të cilët u janë bashkuar militantëve që të luftojnë për kalifatin e shpallur.

    Gothenburg është një nga qyetet me diversitetin më të madhë në Suedi, një e treta e popullësisë janë emigrant, shumica prej tyre mysliman.

    Vetëm vitin e kaluar rreth 160,000 njerëz , kanë kërkuar azil në Suedi, ndërkohë, dy të tretat e fëmijëve tw moshës 15 kanë braktisur shkollën dhe papunësia është 11% , e që konsiderohet e lartë sipas standardeve suedeze, si dhe ka ndikim tek të rinjt që synojnë ekstremistët.

    Gjithashtu faktor tjetër është edhe mos përshtatja me kulturën si dhe bindjet religjioze, ku ata dyshohet se kanw ngacmuar dhe frikësuar njerëzit, kryesisht grat për mënyrën se si vishen dhe vendet ku ka muzikë dhe vallëzim, të cilën ata e konsiderojnë haram. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark