Një qytetar nga Suhareka është dënuar me 200 euro gjobë pasi kishte hedhur beton dhe mbeturina në hapësirë publike.
Një gjë të tillë e ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes ‘Facebook’-ut, duke ia bashkëngjitur edhe fotografinë e dënimit, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas Muharremajt, hapësira është pastruar nga vetë qytetari.
“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vetë edhe hapësirën publike. Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”, ka thënë Muharremaj. /Insajderi.org/