Insajderi
Lajme

Suharekë: I mituri lëndohet rëndë, u godit nga vetura teksa ishte në biçikletë

Insajderi
09 June 2024 - 11:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Suharekë: I mituri lëndohet rëndë, u godit nga vetura teksa ishte në biçikletë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në Dobërdelan të Suharekës mbrëmjen e së shtunës.

Si pasojë ka pësuar lëndime të rënda i mituri që po ngiste biçikletën, i lindur në vitin 2010.

Rastin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një aksident rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda çiklisti, i lindur në vitin 2010. Me rastin për merret njësia e trafikut rajonal”, tha Gashi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark