Insajderi
Lajme

Sulmi me sëpatë në Istog, policia jep detaje

Insajderi
12 November 2025 - 09:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmi me sëpatë në Istog,  policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se në Istog u njoftua për një rrahje që ka ndodhur nё rrugёt “Mullinjtë e Istogut” dhe “Fadil Ferati”.

Dy persona raportohet të jenë përfshirë në një rrahje fizike, teksa një i dyshuar ka tentuar të godiste tjetrin me veturë.

Sipas policisë, nga tentativa për goditje u dëmtuan tri vetura që ishin të parkuara dhe xhamat e një lokali. Më pas, ndodhi sulmi me mjet të fort (sëpatë), ku u lëndua një nga të përfshirët në rast.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe atij i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr policinё gjendet nё arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark