Insajderi
Lajme

Sulm me thikë në sheshin e Podujevës: I mituri plagoset, arrestohet i dyshuari

Insajderi
18 July 2026 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm me thikë në sheshin e Podujevës: I mituri plagoset, arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur të premten në sheshin e qytetit në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 19:16, kur një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka therur me thikë viktimën, një mashkull kosovar të mitur.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Sheshi i qytetit, Podujevë 17.07.2026 – 19:16. I dyshuari mashkull kosovar, ka therur me thikë viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark