Insajderi
Botë

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Insajderi
25 February 2026 - 09:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një sulm me thikë në mes të rrugës në Purdy të Washington-it, ka lënë pas pesë viktima.

Autori i dyshuar është një 32-vjeçar, i cili është ekzekutuar menjëherë pas sulmit të dhunshëm. Mësohet se tre nga viktimat gjetën vdekjen në vendngjarje, ndërsa i katërti ndërroi jetë në spital. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm, 24 shkurt, kur zyra e sherifit të Qarkut Pierce (PCSO) u informua se një burrë kishte hyrë në një banesë, për të cilën kishte pasur urdhër ndalimi t’i afrohej.

Hetimet po udhëhiqen nga Pierce County Force Investigation Team, që po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivet pas sulmit të rëndë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark