Insajderi
Lajme

Sulm ndaj një mjeku në Viti, policia arreston të dyshuarin

Insajderi
15 August 2026 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm ndaj një mjeku në Viti, policia arreston të dyshuarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një mjek është sulmuar në vendin e tij të punës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti.

Rasti ka ndodhur më 14 gusht 2026, rreth orës 02:38. I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht mjekun, po ashtu shtetas kosovar, brenda QMF-së.

Pas rastit, policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një sprej OC.

“Viti / 14.08.2026 – 02:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në qendrën e mjekësisë familjare dyshohet se kishte sulmuar në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (mjek). Në shtëpinë e të dyshuarit është kryer një bastisje ku është gjetur nje sprej OC. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark