Insajderi
Botë

Sulm në Berlin, theret me thikë një burrë pranë Memorialit të Holokaustit

Insajderi
21 February 2025 - 20:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm në Berlin, theret me thikë një burrë pranë Memorialit të Holokaustit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë që ndodhi në zonën midis ambasadës së SHBA dhe Memorialit të Holokaustit në qendër të Berlinit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shumë ekipe shpëtimi.

Raportet e para tregojnë se një person është plagosur rëndë nga sulmi që ndodhi rreth orës 18:00.

I plagosuri është një burrë, i cili është shtruar në spitalin Charité dhe ndodhet në gjendje kritike për shkak se ka humbur shumë gjak.

Në vendngjarje është gjetur një thikë, ndërsa autori është ende në arrati. Bild raporton se paraprakisht sulmi nuk duket se ka lidhje me ambasadën apo monumentin


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark