Si pasojë e një sulmi me autobombë në një qytezë të Turqisë, Semdinli, kanë mbetur të vdekur të paktën 8 ushtarë dhe 5 tjerë janë plagosur, raporton Andalou Agensy.
Sipas një deklarate nga ushtria turke, thuhet se sulmi me autobombë ka ndodhur ndaj postës Durak në qytezën Semdinli të Turqisë.
Burimet ushtarake thanë se në vendin e sulmit është formuar një gropë 10-15 metra e gjerë dhe 6-7 metra e thellë. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta.
Ushtria ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve që kanë marrë pjesë në këtë sulm./Insajderi.com