Pas sulmit ndaj gazetarit dhe analistit kosovar, Valon Syla, edhe një gazetar tjetër është penguar në kryerjen e l detyrës së tij. Gazetari i TV Dukagjinit ka shkuar në QKUK për të marrë një deklaratë nga Syla që ishte sulmuar para disa orësh. Por, ai është penguar nga sigurimi dhe polici që gjendej në QKUK. Ata e kanë penguar fizikisht gazetarin e TV Dukagjinit. E kanë shtyrë.
Gazetari i televizionit ishte duke pyetur Sylën rreth arsyeve që mund të kenë sjellë deri tek sulmi, kur polici me zë të lartë e urdhëron të largohet nga ajo hapësire.
@insajderiinsajderi #shqipe #valonsyla #kosove #deklarata #shqiptaria #kosova #rrahje #sulm #lajmifundit #kosova #tiktokkosova #viral #fyp ♬ original sound – GazetaInsajderi
I njëjti insiston që për hirë të transparencës të xhiroj edhe pamje por has në rezistencë dhe komunikim me tone agresiviteti të vazhdueshme nga polici.
Në një moment madje polici i thotë gazetarit se tashmë je i arrestuar.
Video e plotë: