×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Sulm vrastar, i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar”, Ali Ahmeti reagon për vrasjen e policit

    Insajderi
    24 September 2023 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vrasjes së policit kosovar, Afrim Bunjaku. Ai e quajti “provokim të rëndë” dhe “të qëllimshëm e me agjendë të paracaktuar.

    Ahmeti ka kërkuar nga institucionet kosovare që të bashkërendohen dhe të bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar domosdoshmërisht dhe urgjentisht.

    Tutje, Ahmeti shprehi ngushëllime për familjen e policit të ndjerë.

    Reagimi i Ahmetit:

    Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit.

    Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës.

    Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin.

    Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent.

    Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit vrastar dhe ndjellakeqës që synon zgjërimin dhe përfshirjen e vendit dhe rajonit.

    Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe shërim të shpejtë të të plagosurve.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    24 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark