Kapiteni Amir Rrahmani është pensionuar nga kombëtarja e Kosovës.
Qendërmbrojtësi i Napolit ka njoftuar për pensionimin e tij nga kombëtarja dardane përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Tifozë të vërtetë të Kosovës… Pas 10 viteve në kombëtare, nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual. Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësime për shumë vite. Dhe çka morra në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin. Drejtësia do t’a vërtetojë një ditë. Ky vendim vjen nga nevoja për të ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlera e mia si njeri. I juaji, Amir Rrahmani”, ka shkruar tashmë ish-kapiteni i Kosovës.