
Një ‘numër vendesh’ janë gati t’i furnizojnë Iranit me koka bërthamore pasi objektet e tyre bërthamore u sulmuan nga SHBA-të, ka pohuar ish-presidenti rus Dmitriy Medvedev.
Në një postim në ‘X’ të dielën, Medvedev tha se sulmet amerikane në tre vende në Isfahan, Natanz dhe Fordow kishin pasur efekt të kundërt dhe kishin çuar në rezultatin e kundërt nga ai që kishte synuar të arrinte Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton Daily Mail.
“Pasurimi i materialit bërthamor – dhe, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore – do të vazhdojë”, ka thënë ai, përcjell Insajderi.
Medvedev, i cili ka shërbyer si President i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, deklaroi më tej se “regjimi politik i Iranit ka mbijetuar – dhe me shumë gjasa, ka dalë edhe më i fortë”.
Ai vazhdoi të pretendonte se iranianët po “bashkohen rreth udhëheqjes shpirtërore të vendit, përfshirë ata që më parë ishin indiferentë ose kundër saj”.
Medvedev, i cili ka shërbyer si Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë që nga viti 2020, është konsideruar nga disa si pasardhës i mundshëm i Putinit. /Insajderi.org/