Sulmet fatale në zemër mund të parandalohen nga ngrënia e specave djegës - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sulmet fatale në zemër mund të parandalohen nga ngrënia e specave djegës

    Insajderi
    19 February 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkencëtarët në Itali thonë se specat djegës ulin shkallën e vdekshmërisë nga sulmi në zemër dhe sëmundjet cerebrovaskulare (që kufizon rrjedhjen e gjakut në tru dhe përfshin goditjet në tru dhe aneurizmat).

    Studimi, përfshiu 22 mijë e 811 burra dhe gra italiane, të cilët raportuan marrjen e specit djegës gjatë një periudhe 8-vjeçare. Në fund të studimit, njerëzit që konsumonin spec të paktën katër herë në javë ulën rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër me 44 për qind dhe nga sëmundjet cerebrovaskulare me 61 për qind.

    Autorja e studimit Marialaura Bonaccio, e Institutit Neurologjik Neuromed Mediterranean IRCCS në Pozzilli, Itali, thotë për Yahoo Lifestyle se konsumimi i specave djegës nuk do të parandalojë sulmet në zemër ose goditjet, por rrezikun e vdekjes. Studimi vëzhgues nuk identifikoi saktësisht pse specat djegës ishin kaq të dobishëm.

    “Por ne e dimë se rezultatet janë të pavarura nga cilësia e dietës”, thotë Bonaccio. Kjo do të thotë që edhe nëse nuk i përmbaheni gjithmonë dietës mesdhetare, specat djegës do të kenë akoma një efekt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark