Insajderi
Botë

Sulmet kibernetike paralizojnë 4 aeroporte në SHBA

Insajderi
16 October 2025 - 22:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmet kibernetike paralizojnë 4 aeroporte në SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër aeroporte në Amerikën e Veriut u prekën të martën nga sulme kibernetike, gjatë të cilave në sistemet e adresave publike u shfaqën mesazhe në mbështetje të Hamasit dhe kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Incidentet shkaktuan ndërprerje për pasagjerët dhe alarmuan forcat e sigurisë.

Në aeroportin Harrisburg, Pensilvani, mesazhet u transmetuan si shkrim dhe audio, ndërsa incidente të ngjashme raportohen edhe në aeroportet Kelowna dhe Victoria në British Columbia dhe në aeroportin Windsor në Ontario.

Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, e cilësoi incidentin të papranueshëm dhe njoftoi se Administrata Federale e Aviacionit po bashkëpunon me autoritetet për hetimin e sulmit.Incidenti vjen në një kohë kur sulmet kibernetike ndaj linjave ajrore dhe aeroporteve po shtohen ndërkombëtarisht. Në qershor, një grup kriminal preku rrjetet e linjave ajrore në SHBA dhe Kanada, ndërsa në shtator hakerat shkaktuan probleme në aeroportet evropiane, duke ndërprerë sistemet e regjistrimit./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark