×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi dhe vrasja e policit në Veri, reagon UNMIK

    Insajderi
    24 September 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit në veri ku u vra një polic të mbajnë përgjegjësi.

    “Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”.

    Tutje, ajo i ka uruar shërim të shpejtë poilicëve të lënduar.

    Po ashtu, UNMIK thekson se po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark