×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, MPJD-ja kosovare ka një njoftim me rëndësi

    Insajderi
    14 April 2024 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael si edhe me të gjithë qytetarët e  Kosovës, në Izrael pas sulmit të Iranit.

    Në një njoftim ë lëshuar në faqen zyrtare në ‘Facebook’ ata iu kanë bërë thirrje kosovarëve në Izrael t’i ndjekin udhëzimet e sigurisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

    Për çdo nevojë të mundshme ftohen të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael:

    +972 58-634- 0450

    dhe

    +972 54-469-9799”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark