Një bashkatdhetar është rrahur brutalisht këtë javë me shkelma e grushte në komunën e Istogut. Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi. Ndaj tre prej tyre Prokuroria e Pejës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit.
Prokurori i rastit Muharrem Bajraktari tha për Insajderin se nuk ka pranuar ende ndonjë vendim zyrtar se a është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh nga Gjykata e Pejës.
Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihej se viktima po shoqërohej nga një familjare e tij. Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllezrit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.