Insajderi
Lajme

Sulmi ndaj Hysni Mehanit, vjen reagimi i radhës nga PDK

Insajderi
14 May 2026 - 16:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmi ndaj Hysni Mehanit, vjen reagimi i radhës nga PDK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në Skenderaj.

Ajo theksoi se dhuna nuk është zgjidhje, por shtoi se edhe provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk duhet të normalizohen.

“Dhuna nuk është zgjidhje. Por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë.

Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj”, shkroi Deliu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark