Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, ka folur për rastin që ndodhi sot në MItrovicë të Veriut ku u sulmua kamermani i Gazetës Insajderi, Jetmir Muji dhe një nxënës.
Muji është sulmuar nga bandat serbe në derisa ishte duke xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës, njofton Insajderi.
Hamza i ftuar në Context të ATV-së tha se kjo ngjarje tregon pasigurinë dhe situatën e brishtë në veri.
“Situata në Mitrovicë është mjaft e brishtë më rreziqe bukur të mëdha, këtë e tregon edhe fakti se çka ndodhi atje. Në pjesën veriore ishin një grup i të rinjëve dhe janë sulmu. Mjetet e inofrmimit e bëjn të vetën uroj që të gjithë ata gazetar dhe përfaqësues të medaive ta kalojnë sa më lehtë gjendjen. Ata i sulumuan përderisa ishin duke e kryer punën e tyre dhe kjo tregon se atje ka pasiguri si për qytetarët edhe për mediat. Prandaj duhet të jemi racional në punën tonë që të punojmë për të ardhmën“, tha Hamza.
Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi ka treguar se si e gjithë ngjarja është parë nga Karabinierët dhe nuk kanë reaguar e as intervenuar.
“Kanë hy e janë mshef si pula të lagura në veturë. Madje Karabinierët nuk janë afruar as qe te pyesin si është gjendja e Jetmirit”, ka shkruar ai.
Edhe Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar ndaj sulmit të kameramanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Muji i cili është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut nga serbët në atë pjesë, derisa ishte duke xhiruar.
Federata Europiane e Gazetarëve kanë dënuar ashpër sulmin ndaj kameramanit të Insajderit, Jetmir Muji, duke shtuar se autoritetet duhet të ndërmarrin veprime dhe të arrestojnë sulmuesit.
“E dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Jetmir Muji në Veri të Mitrovicës. Autoritetet duhet të ndërmarrin veprime dhe të arrestojnë sulmuesit”, thuhet në reagim.