×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi ndaj kameramanit të Insajderit – Reagon Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë

    Insajderi
    18 November 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndaj sulmit të kameramanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Muji i cili është sulmuar dje në Mitrovicën e Veriut nga serbët në atë pjesë, derisa ishte duke xhiruar, ka reaguar edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, duke e dënuar sulmin dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në dhunë dhe konfrontim.

    “Dënoj sulmin e sotëm ndaj një gazetari të portalit Insajderi në Mitrovicën e Veriut dhe u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në dhunë dhe konfrontim”, ka shkruar Szunyog.

    Tutje ai ka shtuar se duhet të mbrohet liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve, shkruan Insajderi.

    “Duhet të mbrohet liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve!”.

    Derisa Policia e Kosovës, ka dhënë detaje shtesë rreth sulmit ndaj kamermanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Muji i cili është sulmuar dje në Mitrovicën e Veriut nga serbët në atë pjesë, derisa ishte duke xhiruar.

    Sipas policisë, një nxënës shqiptar i shkollës së mesme ishte sulmuar nga serbët në veri, pasi bashkë me tetë nxënës tjerë kishin qenë kanë shkuar për të shëtitur te lokacioni Kodra e Minatorëve që gjendet në zonën e përgjegjësisë së Mitrovicës Veri.

    Sipas Policisë nxënësit kanë qenë gjatë tërë kohës nën vëzhgim, nga të dyshuarit të cilët pastaj edhe e sulojnë njërin nga ta, përcjell Insajderi.

    “Këta të rinj pas përfundimit, me t’u kthyer në drejtim të urës kryesore, në afërsi të një udhëkryqi, dyshohet se nga një automjet i tipit Renault (ngjyrë e kaltër), i cili dyshohej se i ka përcjellë/vëzhguar, kanë dalë disa persona të dyshuar, të cilët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta rrahin/sulmojnë njërin nga nxënësit, përderisa të tjerët kanë arritur të largohen nga ai lokacion, në drejtim të urës kryesore”, njofton Policia.

    Derisa kamermani i Insajderit Jetmir Muji, po xhironte skenën autoambulancën që po e trajtonte rastin e fëmijës së sulmuar është sulmuar edhe vet.

    “Më pas në atë lokacion ku ka ndodhur rasti i sulmit ndaj nxënësit, përderisa ka shkuar dhe ka qenë në kryerje të detyrës një punonjës (kameraman) mashkull/kosovar i portalit “Insajderi” nga Kosova, i cili ishte duke e xhiruar autoambulancën që po e trajtonte rastin e fëmijës së sulmuar, dyshohet se i njëjti është penguar në kryerje të detyrës si dhe është goditur/sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar të cilët dyshohet se mund të kenë qenë personat e njëjtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark